Përbëresit për patishpan:
8 vezë,
8 lugë sheqer,
6 lugë arra të bluara,
4 lugë miell,
Lëvore limoni.
Përbëresit për fill:
300 gr keks i bluar,
300 gr.arra të bluara,
200 gr.rrush të tharë,
250 gr.gjalpë,
100 gr.sheqer pluhur,
4 vezë,
1 portokall,
2 krem të rrahur.
Tunden vezët me sheqer.
Shtohen arrat,mielli dhe lëvorja e limonit.
Brumi derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të
yndyrshme. Piqet në furrë me temp.200 gradë C. Tundet gjalpi i zbutur me
sheqer pluhur. Shtohen vezët një nga një duke i tundur vazhdimisht. Me
masën përzihen keksat e bluar,arrat,rrushi i kulluar dhe lëngu e lëvorja
e portokallit.
Të bardhat e vezëve tunden në borë të qëndrueshme.
Shtohet gjysma duke e përzier,pastaj edhe gjysma tjetër dhe përzihet me
kujdes,gjersa të krijohet një masë e njëllojtë.
Patishpani pritet nga të katër anët që të drejtohet dhe pritet përgjysmë vertikalisht.Korja spërkatet me qokollat.