Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Receta per Brusketa

Brusketat jane nje antipaste shume e mire dhe gjithashtu te lehta per tu bere.

Perberesit:


  • 1 domate ose disa domate te vogla
  • buke baget ose franxholl
  • 1 spec
  • djath kackavall
  • qumesht
  • 1 thelb hudher
  • vaj ulliri
  • kripe
  • ereza (opsionale) : rigon , borzilok

                Pregatitja:

  1. Presim buken ne feta mesatare dhe ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri dhe skuqim buken nga secila ane per 2 minuta sa te marre faqe te kuqe. I leme menjane.
  2. Ne nje ene jo metalike , hedhim djathin kackavall dhe pak qumesht sa te mbulohet. E vendosim ne mikrovale per 2 minuta sa te shkrihet i gjithe djathi dhe te behet si salce.
  3. Mbi fetat e bukes shtojme perzierjen e djathit pasi te jete ftohur pak.
  4. Ne nje ene presim domaten dhe specin ne kubik te vegjel , shtojme dhe hudhren e prere holle.
  5. Shtojme kripen , vajin e ullirit , erezat dhe 1 luge kafeje uthull.
  6. Perziejme perberjen dhe e vendosim dhe kete mbi buke mbi shtresen e djathit. Veprojme keshtu per te gjitha fetat e bukes.