Perberesit per brumin:
- 300 gr miell
- 1 gote kos
- 1 luge gjelle kripe
- 1 luge kafe sode buke
per mbushjen:
- 2 kokrra qepe te medha
- 2 speca
- 3 kokrra domate mesatare
- kripe
- vaj
Pergatitja:
- Hedhim mjellin ne nje tepsi dhe i hapim nje grope ne mes
- Hedhim kripen dhe soden e bukes , kosin ne gropen e hapur
- I perziejme me dore duke shtuar uje te vakur derisa te behet brumi (Brumi duhet te jete i bute ne menyre qe peta te hapet me lehtesi)
- E leme pak kete brume te vije derisa te pregatisim mbushjen
- Per mbushjen grijme holle qepet ne nje tigan dhe i veme te skuqen duke i hedhur 3-4 luge gjelle vaj
- Grijme specat dhe i shtojme tek qepet dhe vazhdojme i skuqim
- Mbasi te jene skuqur mire qepet dhe specat i hedhim domatet e grira ( eshte mire qe domateve tu heqim me pare luspen e cila hiqet me lehtesi po ti futim ne uje te nxehte)
- E leme te zieje ne tigan derisa te behet homogjene, mund ti hedhim pak uje sipas deshires
- E leme te ftohet
- Nderkohe ndajme brumin ne dy pjese. Pjesa e siperme me e vogel se e poshtmja
- Hapim peten e poshtme dhe e veme ne tepsi te lyer me pare me vaj.
- Hedhim mbushjen dhe e hapim uniforme ne pete.
- Hapim peten e dyte me te madhe dhe e vendosim siper duke i kthyer pak anet.
- E pjekim ne sac per 20 minuta.
- Mbasi e nxjerrim e lyejme siper me gjalp dhe ju befte mire.