Perberesit :
- 8 cope speca per mbushje
- 2 kokra qepe
- 3 kokra domate
- Kripe
- Ereza rigon, najazme, majdanoz
- 4 luge vaj misri
- 400 gr mish i grire
- 200 gr oriz
Pergatitja
- Lajme specat i hapim ne mes per se gjati dhe i heqim farat
- Ne nje tigan grijme qepet hedhim vajin dhe i skuqim sa te treten
- Hedhim mishin e grire dhe vazhdojme i skuqim sebashku me qepen
- Shtojme domatet e grira te cilave u kemi qeruar luspen
- Shtojme kripen, erezat dhe orizin dhe vazhdojme i skuqim edhe pak te gjitha sa te perzien mire
- Heqim tiganin nga zjari dhe mbushim specat duke i vendosur ne nje
tave mund te mbushim edhe domate te cilave ju kemi hequr pjesen e
brendeshme.
- Pjesen e mbetur te mbushjes e hedhim ne vendet bosh te taves midis specave
- Hedhim uje sa te mbuloje 1/2 e trashesise dhe i futim ne fure ne 180 grade.
- I pjekim per 40 min derisa specat te jene skuqur siper.
Ju befte mire. Do te shkonin te shoqeruara me nje tarator me kos hudhra dhe kastravec.