Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Flija e pregatitur me saça është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare [Recipes]

Perberesit:
  • 3kg miell
  • 2 Litra ujë
  • 2 lugë kripë
  • 2 kavanozë mazë

Pregatitja:

Flija e pregatitur me saça është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare, por që kryesisht gatuhet në vende malore. Flija është specialitet që përgatitet në mbarë Kosovën sidoqoftë me variacione rajonale. Brumi i flisë duhet të piqet rende, rende individualisht me saç të nxehur në prush.
Pasi që derdhet një rend i brumit në tepsi, mbi të duhet të vendoset saçi i nxehur. Çdo rend i flisë duhet të lyhet përsipëri me mazë të shkrirë.
Flija servohet me kos, turshi, djath, mjaltë, pestil.

Fotot tjera!