Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Kek me portokall dhe me copa qokollate

PËRBËRËSIT:
3 vezë,
170 g sheqer,
270 g miell,
1 bustin pecivo
1 lugë çaji vanilje ose 1 bustin
1 portokalli ,,lengu i tij
250 g Ricotta (Gjiza)
1 kuti kos (afersisht rreth 2 gota ujit)
30 g vaj ulliri,
50 g lëvozhgë portokallie grire ne kube te vogla
100 g copa te çokollatës
pluhur sheqer

PËRGATITJA ::
Ndajme vezet te kuqet nga të bardhët ,,dhe ne enen per pergatitje hedhim te bardhet e vezve.

Shtojme sheqerin dhe i mikesojme me mikser derisa ata të bëhen shkume dhe te kene arritur nje volum fryrjet te mire.

Pastaj hedhim vaniljen, duke e perziere serisht,,shtojme lëngun e portokallit, vajin , gjizë ( Ricotten ), kosin dhe e përziejme përsëri masen me nje luge.

Ne kete moment shtojme lekuren e portokallit te grira ne kube,, dhe copat e çokollatës ,,duke i mikesuar te gjitha sebashku,,,dhe fillojme te shtojme dhe miellin ,,duke e hellur me luge nje nga nje,,per te shmangur formimiin e topave.

Shtojme edhe pluhurin pjekes dhe i mikesojme te gjitha se bashku.

Masen e pregatitur e hedhim ne tave ku me pare e kemi lyer me gjalp dhe kemi venduer leter furre.

E pjekim në furrë tashmë te ngrohur me pare ne tem 180 ° C per rreth 35-40 minuta.

Para se ta heqim gjithmone ju keshilloj, të bëjme testin me kruese dhëmbësh. Ju befte mire