Perberesit:
5veze
5luge miell
5luge sheqer
1zarf me maja pluhur per embelsira
1vazo nutella
Pergatitja:
Rrahim te bardhat derisa ato te shkumezohen me pas shtojme sheqerin dhe vazhdojme ti rrahim derisa te mpiksen mire.
Ne nje ene me vete rrahim te verdhat me pas i bashkojme me te bardhat
duke perzier ngadale. Fillojme e shtojme miellin te perzier me majane
pluhur, duke bere kujdes qe mos te bjeri vellimi i brumit.
Ne nje tave drejtkendeshe shtrojme leter furre dhe veme te piqet ne furre te paranxehur 180°
*Keshille:
Pasi peta te jete pjekur e permbysim ende te nxehte mbi nje pecete te lagur me qellim qe te mbetet e bute.
Si te jete ftohur, e lyejme me çokokrem dhe me ndihmen e picetes e
mbeshtjellim duke i dhene formen e nje cilindri. Nese duam siper mund ta
lyejme me çokollate te zeze te shkrire ne banjo maria ose dhe me
çokokrem.
Receta eshte gati, mund ta perdorni si mengjes per femijet tuaj ose per te shoqeruar kafene e mbasdites