Perberesite:
Per brumin:
3 veze
80 gr sheqer
krip
50 gr miell
20 gr niseshte
2 luge gjelle kakao
Per kremin:
350 gr pjeshka
8 fleta te bardha zhelatine
500 gr gjiz
150 gr jogurt
1 luge gjelle leng limoni
100 gr sheqer
2cl liker portokalli
2 te bardha te vezeve
150 gr marmellad pjeshke
Pergaditja:
1.Nxehim furren ne 180 Grad.
2.Per brumin ndajme vezet. Te verdhat e vezeve i rrahim me gjysmen e
sheqerit.Te bardhat me kripen i rrahim me mikser pastaj ia qesim
sheqerin e mbetur dhe vazdhojme prap me rrahjen.Kete mase e qesim te te
verdhat e vezeve.Miellin me niseshten dhe kakaon e perzim dhe i qesim te
masa nga vezet.Brumin e qesim ne tepsi me permasa 20x30cm te mbuluar me
leter per pjekje dhe e lem ne furr te pjeket per 20 minuta(shiko me
piru a eshte pjekur).
3.Nxerrim tepsin nga furra dhe e lem te ftohet pastaj e largojme nga tepsia dhe ia jekin letren.
4. Pastrojme pjeshket ia jekim edhe levoren pastaj i presim ne copa te
vogla dhe gjysmen e tyre i bejme pure me mikser per bluarje dhe pjesen
tjeter e lem anash.
5.Per kremin me gjiz zhelatinen e zbusim ne uje te ftohet.
6.Gjizen e perzim me jogurtin,pjeshket pure,lengun e limonit dhe
sheqerin. Zhelatinen e shtypim mir ne liker portokalli duke e nxehru ne
temperatur te vogel ia qesim 2 luge gjelle nga masa me gjiz dhe kete e
qesim te masa tjeter e gjizes se perzier.Te bardhat e vezeve i rrahim me
mikser dhe i qesim te kremi me gjiz.
7.Peten e presim per se zgjati ne tre pjese ne madhesi 3x30 cm.Marmelladen e nxehim.
8.Marrim nje tepsi ne madhesi 7x30cm e mbeshtjelli me foli te
tejdukshme ia qesim 1/5 e kremit me gjiz.Ne mes i qesim marmellad e
shperndajm dhe prap me 1/5 e kremit e mbulojme.Vendosim nje pete te
prere me kudes dhe ia qesim prap 1/5 te kremit.E lyejm me marmellad prap
dhe ia qesim kremin.Ia vendosim edhe nje pete tjeter dhe e lyejm me
kremin dhe ne fund ia qesim peten e fundit.E lem per 4 ore ne frigorifer
të Ftohet.