Sheqerpare,
Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gotë, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotë uji.
Për shërbetin duhen:
2 gota uji me sheqer, një gotë e gjysmë ujë.
Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur
vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i përzier me sodë. Zihet brumi i
cili pritet në forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë.I pjekim ne
furre ne temperature 180 grade për 20-25 minuta. Hiqen nga furra dhe kur
të vlohet i hidhet shërbeti i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur
kujdes që shërbeti të jete i vaket pasi sheqerparet qullosen. Suksese...