Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Torte me lajthi


Perberesit:
150 gr sheqer
150 g gjalp ( burro )
4 vezë
100 g miell
1 pecivo (pluhur fryres, baking powder, levito)
100 g lajthi te grira ne rende
200 g çokollatë e zeze
nje maje luge kafejet me kripë

Për shtresën e sipërme te tortes nevoiten :
150 gr çokollatë e grire ne copa te vogla
1 pako ( Bustin ) vanilje
dhe 1 gote me lajthi te grira
1 kuti pana (krem qumeshti)

Përgatitja:
Ne nje ene me anë të mikserit miksojme gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë,,derisa sheqeri te jet shkrire.

Ndajme vezet te kuqet nga te bardhet,,ne kete rast nevoiten vetem te verdhat,i shtojme i të verdhat e vezëve, një nga një, duke i perziere dhe me pas hedhim miellin me luge dhe duke e perzier qe te mos na formohen topa,,, dhe në fund pecivon.

Bashkojme bashke cokollaten e grire dhe lajthit po te girira ne nje ene,,marrim te bardhat e vezeve dhe i tundim derisa te fryhen dhe i heldhim pak krip dhe i hedhim tek cokollata dhe lajthit , duke e perzier me luge ngadal qe te mos ulet vulumi i vezeve,,dhe e bashkojme me pjesen tjeter te brumit.

Marrim nje tave te lyer me gjalp dhe me leter furre,,dhe e hedhim brumin ne te,, siper i hedhim cokollaten e grire dhe lajthit,, dhe e fusim ne furr te piqet të nxehtë 50 minuta.

Kur embelsira eshte pjekur e lem te ftohet dhe e sherbejme.