10 kokra veze
10 luge gjelle sheqer
10 luge gjelle miell
500 ml qumesht panna (psh. hopla)
1 l qumesht kutie
350 ml qumesht i kondensuar (psh. panda)
300 ml karamel i parapergatitur
pak vaj per taven per pjekje
Pregatitja:
Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve ne ene te vecanta. Shtojme
sheqerin ne enen me te bardhat e vezeve dhe i rahim me mikser derisa te
behen marenge. Shtojme te verdhat, te rahura me pare ne enen ku i kemi
vendosur, duke i perzier ngadale me te bardhat e vezeve me tel kuzhine.
Pasi te lidhen shtojme miellin gradualisht, luge pas luge, duke e
perzier me kujdes me qellim qe te mos e humbasim volumin. Taven per
pjekje e lyejme me pak vaj dhe e shtrojme me leter kuzhine per pjekje ne
menyre te tille qe vaji te mos kete kontakt me embelsiren. E hedhim ne
tave masen e pergatitur dhe e pjekim per 5 min ne furre te paranxehur ne
250 grade dhe pasi te jete pjekur siper e ulim graden e furres ne 150
grade dhe e leme te piqet edhe per 10 min te tjera. Nderkohe pergatisim
perzierjen me 3 llojet e qumshtit: hedhim qumshtin panda ne nje ene per
perzierje dhe shtojme qumshtin e kutise. I perziejme derisa te tretet
qumshti panda. Me pas shtojme qumshtin panna dhe masa eshte gati. E
heqim pandispanjen nga furra, e kthejme ne nje tave tjeter ne menyre qe
ti heqim letren dhe e leme te ftohet. Pasi ftohet e presim ne sa cope te
deshirojme dhe i hedhim perzierjen e qumshtit dersa ta absorboje te
gjithen. E lyejme siper me karamelin e parapergatitur.