Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Kulac shtepie

Perberesit:

  • 1 kg miell
  • 2 kokrra veze
  • 1 luge kafe sode buke
  • pak kripe
  • 2 gota kos

      Pregatitja:

  1. Hedhim miellin ne nje tepsi ku do te zeme brumin
  2. E hapim me dore ne mes ku hedhim vezet dhe kripen si dhe soden.
  3. Duke e hedhur kosim e punojme me dore per te zene brumin, hedhim dhe pak uje derisa te pergatitet nje brume unifrom. 
  4. E punojme mire brumin dhe e leme per 1 ore ne temperaturen e dhomes duke e mbuluar me nje picete qe brumi te vije pak.
  5. Pastaj e veme ne taven ku do ta pjekim dhe e futim ne furre ne 200 grade per 30 minuta.
  6. Mbasi e nxjerrim nga furra e mbeshtjellim me nje picete dhe e leme ngritur derisa te ftohet pak
     Kulaci eshte gati per tu sherbyer ne tavoline. Shkon shume te sherbehet me fasule dhe me specat gogozhare turshi qe i kemi pergatitur me lart. Ju befte mire!!