Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Musaka me patate dhe karrota

Perberesit:

  • 1 kg patate
  • 4 karota
  • 2 kokra qepe
  • 2 thelpinj hudher
  • nje supe magji
  • pak majdanoz te fresket
  • pak rozmarine
  • 4 luge gjelle vaj ulliri
  • 2luge gjelle miell
  • nje gote qumesht

       Pergatitja :

  1. Qerojme patatet ,i lajme dhe i presim ne forme rrethore
  2. Qerojme qepet dhe i grijme holle ne forme gjatesore
  3. Qerojme e grijme hudhrat
  4. Marim taven (duhet te jete me kapak) dhe hedhim ne te hudhren duke e ferkuar me te gjithe siperfaqen e taves qe te mare eren e hudhres
  5. Vendosim nje shtrese me qepen e grire gjysmen e sasise dhe mbi qepen vendosim nje shtrese patate 
  6. Siper patateve nje shtrese karota te prera holle per se gjati 
  7. Mbi kete vendosim shtresen tjeter te qepeve dhe perseri patate
  8. Mbi shtresen e siperme thermojme supen
  9. Pas kesaj pergatisim beshamelin : e skuqim miellin ne nje tigan me vaj sa te mare pak ngjyre, i hedhim pak kripe dhe pastaj duke e trazuar hedhim qumesht derisa te behet nje mase uniforme. Beshamelin e pergatitur e hedhim mbi tave dhe se fundmi siper hedhim majdanozin dhe rozmarinen e grire.
  10. Taven e mbulojme me kapak dhe e futim ne fure ne 200 grade per 50 min.


Tava eshte gati ju befte mire, shoqerojeni me nje gote vere te kuqe.