Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Petulla te fshira

Perberesit:

  1. miell 200gr
  2. 1 kokerr veze
  3. pak kripe
  4. 2 thelpinj hudhra
  5. 2 luge gjelle gjalp
  6. 1 filxhan kos

             Pregatitja:

  1. Ne nje tas hedhim miellin , vezen pak kripe dhe kosin.
  2. I trazojme duke i shtuar uje derisa te behet nje mase e holle si ne figure.
  3. Veme ne zjarr nje tigan qe nuk ngjit duke e lyer me pak vaj
  4. Mbasi te nxehet , hedhim me nje luge te madhe nje sasi te mjaftueshme brumi qe te mbuloje siperfaqen e tiganit
  5. Mbasi piqet nga njera ane e kthejme ne anen tjeter me anen e nje spatule.
  6. Keshtu vazhdojme per pjesen tjeter te brumit.
  7. Ne nje tigan te vogel hedhim gjalpin dhe skuqin hudhrat e prera holle duke i shtuar edhe pak uje mbasi te skuqen.
  8. Petullat i shtrojme me rradhe ne nje tave duke i sperkatur me gjalpin dhe hudhrat e skuqura.
  9. I vendosim keshtu te gjitha duke i sperkatur 
  10. Ne fund i presim ne feta si ne figure.
         Ju befte mire.