Perberesit :
500 gr. peshk Krap
2 qepe mesatare
2 speca te kuq
1spec te verdhe e 1 jeshil
2 karota
2 domate
kripe
gjethe dafine
1 tufe majdanos
pak rozmarine
spec djegos sipas deshires
1 filxhan kafe vaj ulliri
Pergatitja :
Pastrojme peshkun dhe e presim ne copa te vogla
E kripim pak dhe e skuqim ne nje tigan sa te mare nje faqe
Qerojme qepet dhe i presim te gjata dhe holle
Vendosim nje shtrese qepe ne nje tave balte me kapak
Persim specat te gjitha per se gjati dhe po keshtu karotat dhe domatet
Mbi qepet vendosim pak nga specat duke kombinuar ngjyrat dhe karota
Pastaj vendosim peshkun e skuqur
Mbi te vendosim perseri qepet e mbetura, specat karotat dhe ne krye domatet , gjethe dafine, majdanozin e grire dhe rozmarinen po te duam edhe hudher ose spec djeges.
I hedhim vajin e ullirit, kripen ,i mbulojme me kapak dhe i futim ne furren e nxehur ne 200 grade C dhe e pjekim per 45 min pastaj heqim kapakun dhe e leme edhe 10 min per te mare pak skuqje siper.
Ju befte mire ju siguroj qe eshte shume i shijshem per nje dreke fundjave.