Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Pogace te vogla me gjize dhe najazme

Perberesit :

  • 600 gr miell 
  • 1 gote kos
  • 2 kokra veze 
  • nje luge caji sode buke
  • pak kripe
  • 200 gr gjize te thate
  • nje tufe najazme te fresket ose mund te perdorim te tharet
  • 100 gr gjalpe
  • uje te vakur

                    Pregatitja:

  1. Ne nje tepsi hedhim miellin, hapim nje grope ne mes , hedhim pak kripe ,soden e bukes 2kokrra veze , kosin dhe gjalpin e shkrire
  2. Zeme brumin duke i perziere dhe duke shtuar pak uje derisa te behet nje brume i bute
  3. E leme pak brumin , nderkohe ne nje tas hedhim gjizen , 1 luge gjalp ,pak kripe dhe najazmen. I perziejme
  4. Brumin e ndajme ne 20 kulece te vegjel.
  5. Marrim njerin kulaq e hapim pak ne mes i hedhim 1 luge caji nga gjiza pregatitur dhe e mbeshtjellim qe gjiza te mbetet brenda. Keshtu i bejme te gjithe kulecet.
  6. Marrim nje tepsi, e lyejme me gjalp dhe i vendosim me rradhe kulecet.
  7. Siper mund ti lyejme me pak te verdhe veze me nje furce.
  8. E nxehim furren ne 180 grade dhe i pjekim per 30 minuta.
  9. Mbasi i nxjerrim nga furra i mbulojme qe te zbuten.

          Keto pelqehen shume nga femijet. Ju befte mire.