Perberesit:
- 1 kg manaferra
- 600 gr sheqer
- 1 maje luge sode buke
- 1 gote uje
Pregatitja:
- Ne nje tenxhere hedhim sheqerin, hedhim ujin ne menyre qe te rrethoje sheqerin e hedhur ne tenxhere si per pregatitjen e shurupit.
- E veme ne zjarr dhe e leme te vloje qe shurupi te trashet.
- I shplajme manaferrat dhe i kullojme nga uji,i hedhim ne shurupin qe vlon dhe i leme te vlojne per gati 10 minuta.
- Hedhim soden duke i trazuar dhe kjo behet qe receli te rroje me gjate mos te thartohet.
- E leme te ftohet dhe e hedhim ne ene qelqi.
Ju befte mire!