Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Receta Gatimi Ashure

Perberesit:

  • 500 gr grure per ashure
  • 500ml qumesht
  • 200gr sheqer
  • kanelle
  • rrush i thate
  • arra te shtypura
  • 2 luge gjelle niseshte

            Pregatitja:

  1. Ne nje tenxhere mbasi lajme grurin, e veme te zieje ne zjarr te avashte
  2. Mbas zierjes hedhim qumeshtin duke e trazuar,sheqerin dhe rrushin e thate dhe vazhdojme ti ziejme duke i trazuar shpesh ne zjarr te avashte
  3. Ne nje ene ku kemi hedhur 2 luge niseshte e tretim niseshten me uje dhe e hedhim ne tenxheren me ashuren gati te perfunduar duke e trazuar vazhdimisht derisa te filloje te zieje.
  4. Ne fund hedhim arrat e shtypura dhe kanellen.
  5. E heqim tenxheren nga zjarri dhe e ndajme ne ene ku do ta servirim dhe siper e spekasim me kanelle te bluar.
        Ju befte te mire!!