Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Receta Gatimi Ushqimet e duhura për dieta festive

Tryeza gjatë festave është e mbushur me një shumëllojshmëri ushqimet ndaj të cilave ju nuk mund të rezistoni. Për të pasur një dietë të shëndetshme dhe gjatë këtyre ditëve ekzistojnë pjata me pak kalori, mjafton te keni pak vëmendje dhe te dini te zgjidhni me te përshtatshmet pa hequr dore nga asgjë.

Ushqimet dietike të festave ju ndihmojnë për të pasur linja të konrolluara, pa përdorur sakrificën e të mos ngrënit.
Lista e ushqimeve që ju ndihmojnë për një dietë të mirë gjatë festave janë;

Peshku
Ky është një nder ushqimet me dietik ne raste festash. Mund te zgjidhni çfarë të doni salmon, karkaleca, fruta deti lloje të ndryshme peshqish e rëndësishme është të mos i përzieni me salca të ndryshme.

Mishi
Zakonisht për festa pjatat me mish në furrë apo të skuqur janë preference për pjesën me të madhe të njerëzve, të cilët nuk i llogarisin se sa kalori përmbajnë ato. Por nëse nuk mund të hiqni dot dorë prej tij mund ta konsumoni pa i shtuar asgjë tjetër.

Perimet
Janë gjithmonë aty për të na shpëtuar nga kilet e tepërta dhe ndër ushqimet dietike për festa të cilat duhet të preferoni. Perse të mos zgjidhni perime të freskëta për të shoqëruar drekën apo mbrëmjet festive? Nga perimet e thjeshta deri tek lëngjet për aperitiv ku mund te krijoni pjata me te vërtet te mrekullueshme edhe nga ana vizuale. Perimet ju ngopin dhe evitojnë atë ndjenje te ngopjes qe nuk mund te rrini ulur ato kombinohen me te gjitha, mish, peshk etj perfekte janë edhe sallatat me përbërës te sezonit.

Frutat
Sigurisht bakllavaja, kadaifi etj janë ëmbëlsirat tradicionale por nëse përdorni fruta te freskëta mund te përgatitni një sallate me fruta mbase dhe me fruta ekzotike, mango, avokado, papaja etj janë nder me te shpeshtat ne treg. Një frutë tjetër i kësaj periudhe është dhe shega është një frutë i mrekullueshëm për linjat dhe shume i shijshëm.