Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Speca ne tave me salce kosi

Perberesit:

  • 5 kokrra speca 2 te kuq 1 te verdhe 1 jeshil
  • 300 gr salce kosi
  • 2 thelpinj hudhra
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • pak rigon
  • pak spec djeges

                   Pergatitja:

  1. I vendosim specat mbi pllaken e nxehte te sobes dhe i pjekim nga te dyja anet.Pastaj i qerojme lekuren dhe i presim ne shirita te gjate duke i hequr dhe farat.
  2. I vendosim ne nje tave balte duke i kombinuar ngjyrat.
  3. Grijme holle hudhrat dhe i hedhim siper specave.
  4. Salcen e hollojme me pak kos ose qumesht sa te behet nje mase uniforme, shtojme vajin e ullirit dhe pak kripe dhe rigonin.
  5. E hedhim ne tave mbi specat , siper i hedhim pak spec djeges ose dy speca te gjate te vegjel djeges (sipas deshires) 
  6. E sperkatim me vaj ulliri siper dhe e pjekim ne furre ne 180 grade per rreth 15 minuta.
  7. Mbasi e nxjerrim nga furra e zbukurojme me borzilok te fresket.
          Ju befte mire.