Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Tave me Patlixhana

Perberesit:


  • 1 kg patlixhana
  • 3 qepe
  • 2 speca 
  • 3 kokrra domate
  • 300 gr mish te grire 
  • 4 luge gjelle vaj
  • pak kripe 
  • 1 kokerr te madhe hudhre
  • rigon

                    Pergatitja:


  1. Lajme patlixhanet pasi i kemi qeruar bishtat. I veme ne nje tenxhere , e mbushim me uje dhe i hedhim nje dore kripe te trashe.I veme ne zjarr sa te marin nje vale , pastaj i nxjerrrim dhe i vendosim ne nje tapsi qe te ftohen.
  2. Nderkohe pregatisim mbushjen , ne nje tigan skuqim qepen te grire holle pastaj shtojme edhe specin dhe vazhdojme ti trazojme . Mbasi te jene skuqur keto hedhim mishin e grire dhe i skuqim se bashku. 
  3. Pastaj shtojme domatet , kripen , hudhrat dhe rigonin . Vazhdojme i skuqim dhe heqim tiganin nga zjarri dhe e leme te ftohet pak.
  4. Patlixhanet i hapim ne mes dhe i vendosim me rradhe ne taven ku do ti pjekim . Hedhim mbushjen mbi patlixhanet dhe siper mund te vendosim feta domatesh
  5. I futin ne furre dhe i pjekim per 40 minuta ne 180 grade .
              Ju befte mire.