Perberesit:
- 1kg spinaq
- 5 kokkra veze
- kripe
- 1 gote qumesht
- 100 gr djath kackavall i grire
- 4 luge vaj ulliri
- 2-3 qepe te njoma
Pergatitja:
- Grijme qepkat se bashku me gjethet e fresketa, i hedhim ne tigan dhe i skuqim ne zjarr te ngadalte
- Lajme spinaqin dhe e grijme duke e trazuar e hedhim pjese pjese ne tiganin ku kemi skuqur qepkat derisa te skuqet pak gjithe sasia e spinaqit pa e lene te humbase ngjyren.
- E hedhim spinaqin ne nje tave
- 1 kokerr veze e rrahim me qumeshtin ku hedhim dhe kripen dhe e hedhim mbi taven me spinaq.
- Hapin nje nga nje vezet dhe i hedhim mbi tave nga 1 per person pa i trazuar.
- Hedhim djathin kackavall te grire duke u munduar te mbulojme vetem pjesen e taves me spinaq dhe jo mbi veze.
- E futim taven ne furre ne 180 grade dhe e leme per 15 minuta sa te shikojme qe vezet jane skuqur kane marre ngjyre te arte.
Tava eshte gati. Ju befte mire!