Perberesit:
- 2 pako me biskota me gjalp per caj
- 4 banane
- 1 pako (200ml) me pana ose Shllak (ketu duhet te keni parasysh qe ky do te qendroje me pak)
- recel me manafera ose cfaredo lloj tjeter receli
- qumesht
Pregatitja:
- Ne nje pjate hedhim pak qumesht te ngrohur (te vaket).
- Marrim nje biskote dhe e lagim nga te dyja anet me qumesht. Biskoten e zbutur e vendosim ne pjaten ku do te vendosim embelsiren.
- Keshtu veprojme dhe me biskotat e tjera.I lagim te gjitha biskotat duke i vendosur me rradhe, me rregull ne pjate.
- Pasi te jete mbuluar pjata me nje shtrese me biskota, vazhdojme dhe vendosim dhe bisktota te tjera siper ne menyre qe te behen dy shtresa me biskota.
- Presim bananet ne rrathe te holle dhe i hapim mbi shtresen me biskota..
- Ne nje tas rrahim panen me mixer dhe e hapim panen mbi shtresen e bananeve.
- Mbi kete shtrese vendosim perseri 2 shtresa me biskota.
- Vendosim banane dhe perseri pana.
- Me panen qe ka ngelur lyjme anet e tortes qe ta mbulojme te gjithen.
- Zbukurojme siper me banane, recel dhe cfaredo frutash te tjera sipas deshires.