Përbërësit:
3 vezë
180gr sheqer
225ml vaj
3 lugë qumësht
1 kese vanill sheqer
2 kese pluhur për pjekurina
450gr miell
Për fillin:
350gr marmeladë
dhe thermijat e pjeshkave
Përgatitja:
Përziejmë vezët me sheqer dhe i shtojmë vajin e përziejm mirë deri sa
të bashkohet masa.Qesim qumështin,vanill sheqerin dhe i përziejm
përsëri.Në fund i qesim 2 kese pluhur për pjekurina 3 lugë miell i
përziejmë dhe i lëmë në frigorifer përafërsisht 2 orë.(në një enë
plastike)
Pas 2 orësh e nxjerrim nga frigoriferi dhe ia qesim
miellin ngadal jo te gjith pernjëher duke e përzier.Mandej e qesim mbi
tavolinë dhe me duar e formojmë një brum deri sa nuk ngjitet për duar.
E ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i qesim në tepsi me letër të yndyrshme.
I pjekim n temperaturë 170*C per 15-20 minuta.
Kur te piqen i lëmë të ftohen pak dhe i marrim i grryejme përfundi deri sa të bëhet nje hapësirë e mjaftueshme për mbushje.
Thërmijat i përziejmë me marmeladë dhe me këtë i mbushim pjeshkat.I ngjesim nga 2 copa bashkë.
Pjeshkat i shtijmë në ngjyrë të kuqe(qe përdoret për ushqim)nga njëra
anë dhe nga ana tjetër në ngjyrë të verdhë.Ne fund rrotullohen në kokos
ose sheqer.