Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Receta Gatimi Pule me pete

Perberesit :

  •  700 gr miell
  • pak kripe
  • nje pule te fresket mundesisht fshati
  • 100 gr gjalpe
  • nje koker qepe
  • nje spec
  • 3 luge gjelle vaj

             Pergatitja :

  1. Per te pergatitur petet zihet brumi duke hedhur miellin ne nje tepsi ku hedhim kripen dhe uje derisa te fitojme nje brume te bute e punojme mire dhe e ndajme ne kulacka te vogla reth 20 cope
  2. Hapim petet duke perdorur niseshte per ti hapur me kollaj
  3. Petet i pjekim dhe ihapim ne nje tepsi njera mbi tjetren
  4. Per pergatitjen e pules, e presim pulen ne pjese
  5. Grijme qepen dhe specin ne nje tenxhere hedhim vajin dhe i skuqim mire duke i trazuar derisa te treten
  6. Hedhim dhe pulen e skuqim se bashku me qepen
  7. Mbasi skuqen mire i hedhim uje reth 3 gota dhe e leme te zieje ngadale sa te zjehet mishi
  8. Heqim pulen nga zjari e leme menjane nderkohe marim nje tepsi te cilen e ngrohim pak mbi sobe
  9. Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe i hedhim 3,4 luge gjelle nga lengu i mishit
  10. Lyejme tepsine me kete leng dhe shtrojme nje pete  duke e fshire pas tepsise lyhet me lengun
  11. Vendosim nje pete tjeter dhe e kthejme ne anen tjeter duke shtuar leng mishi
  12. Vazhdojme keshtu derisa te vendosen 10 pete ose me pak sipas deshires
  13. Petet e tjera i ndajme ne copa te vogla duke i keputur me dore dhe i hedhim mbi petet e lyera si ne fig. ne krye te faqes.
  14. Vendosim siper felat e pules e sperkatim me gjalpin e shkrire dhe pastaj i hedhim lengun e pules

      Ju befte mire
Shenim : Eshte shume e shijshme dhe karakteristike ne zonen e Devollit, e veshtire per tu pergatitur por ju siguroj po ta pergatisni ne tryezen tuaj do ta perserisni me deshire.