Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Tave me fasule pllaqi

Perberesit :

  • 500 gr fasule pllaqi ( fasule koker madhe)
  • Mish vici per 4 persona (400 gr)
  • nje qepe
  • nje spec i kuq
  • Ereza : rigon, trumez, piper i zi 2 gjethe dafine
  • Kripe
  • Vaj ulliri
  • 1 tufe majdanoz

                    Pergatitja :

  1. I lajme fasulet dhe eshte mire ti veme ne nje ene me uje per 2-3 ore pastaj i shplajme dhe i hedhim ne tenxhere dhe i veme te ziejne derisa te mos zbuten fare te jene pak te forta
  2. Grijme qepen holle ne nje tigan ,shtojme specin e kuq te grire hedhim vaj ulliri 4 luge gjelle dhe i skuqim
  3. Hedhim edhe mishin,shtojme erezat dhe kripen vazhdojme i trazojme derisa te skuqen sa mishi te mare pak ngjyre nga skuqja, e shuajme me pak vere te kuqe dhe shtojme 1/2 gote uje
  4. Fasulet i hedhim ne nje tave dhe mbi to hedhim masen e pergatitur ne tigan
  5. I futim ne furen e nxehur ne 180 grade dhe i leme derisa te skuqen mire mishi dhe fasulet.
  6. Edhe kur i servirim i hedhim nje luge vaj ulliri ne pjate.
          (po ti duam te buta mund ti leme me pak leng duke ja shtuar nga lengu i fasuleve qe kemi zjere)
         Ju garantoj qe jane shume te shijshme do te shkonin shume me nje gote vere te kuqe.
         Ju befte mire.