Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

GURABIJA

Përbërësit:

Për një tepsi - 20 copë

500-600 gr. miell
2 vezë
100 gr. kos
50 ml. vaj
150 – 200 gr sheqer
1 lugë sheqeri sodë bikarbonati (sodë buke) ose pluhur për pjekje
1 pako sheqer vanilje

Në një enë së pari vezët përzihen me sheqer, pastaj shtohet kosi e vaji , përzihen me mikser ose tel kuzhine, në fund i shtohet mielli i përzier paraprakisht me sodën e bukës. Nga masa e brumit formohen topat në madhësi të njëjtë, dhe në një tepsi të lyer me yndyrë topthat vendosen , dhe njëkohësisht shtypen me dorë për t´i dhënë formë të rrumbullakët. Në furrën e nxehtë prej 200 °C , gurabijet piqen për 15 deri 20 minuta.