CUPCAKES me cokolatë
- 100 gram gjalp
- 2.5 dl sheqer
- 3 vezë
- 1 vanilë
- 1 dl kos të trashë
- 3.5 dl miell
- 2 lugë kafes bakin
- 5 lugë ushqimi kakao
- 1 majë luge krip
- 50 gr chokolatë
- 100 g gjalp të zbutur
- 5 dl sheqerpluhur
- 1 lugë kafes vanilë
- 0.5 dl kakao
- 100 g djath Philadelphia (krem)
- Garnim të dredhzës
Përgatitja:
- Lëshoje furrën në 175 gradë.
- Skrije gjalpin dhe leje anash të ftohet.
- Perziej sheqerin dhe vezët me mikser deri sa masa të zbardhet.
- Shtoja kosin dhe gjalpin e shkrirë.
- Shtoja pastaj përbërsit e terur (mbasi që i ke bashku dhe përzi pak në një enë tjetër).
- Hedhi në forma të vogla për cupkakes me ndihmën e dy lugëve.
- Ndaje chokolatën në copa të vogla dhe futi brenda brumit në cdo cupkake.
- Plasoj në mes të furrës dhe pjeki afër 15 minuta. Lei të ftohen.
Frostingu:
- Përziej të gjitha gjanat (përveq garnimit) në një enë dhe leje pak në frigorifer të ftohet.
- Vendose masën me një shpric, apo lugë apo fute masën në një najllon
të vogël dhe preja një kënd (mënyra më e lehtë kjo e fundit) mbi
cupkakes të ftohura dhe zbukuroje me garnimin e dredhzës apo cokolatë të
grirë apo një copë pemë mbi.