Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Rasenik – Pite me lakër të bardhë

Raseniku eshte lloj i pites, gatim i njohur dhe i perhapur  ne shum vende te kosoves.

Përbërësit

 Brumi:

  • 1kg.miell
  • 0.5L ujë
  • 1 lugë gjelle krip
  • 200 gr gjalpë ose 2 dl vaj

pite

  • 1 kokë lakre të bardhë mesatare
  • 200 gr mazë
  • 1 gotë qumshtë
  • 1 lugë gjelle krip

Përgatitja:

pite

Ujit me krip ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjer sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht i fortë). Brumin e formuar  e ngheshim dhe e  ndajmë në 20-22 sopëza me madhësi të vesë, I ngjeshim një nga një kuleçët dhe I lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min. Kështu brumi është i gatshëm për pite.
Lakrën e grime e zijmë 15 min. e kullojmë mirë ( e ndrydhim me duar deri sa e lëshon langun) mandej ia shtojmë një gotë qumshtë, një lugë krip dhe mazën.
Brumin e pitës  e ndajme në dy vende nga 11  kuleqë. Kuleqtë i t’hollojmë dhe i reshtojmë  një mbi një duke i lyer secilin me nga një lugë yndyrë . Në njërin katmerë me 11 kuleqë, që e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me yndyrë e vendosim yçin me lakëre,  pastaj sipri e shtrijmë katmerin tjeter dhe e formojmë  rrethin e pites duke i bashkuar skajet e dy katmerëvë. Raseniku pjekët  për afër 40 min. dhe servohët  me turshi e posaqërisht domate.