Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Recet hungareze

Perberesite:

225 gr buter
45 gr sheqer pluhur
150 gr sheqer
150 gr miell
8 veze
1 luge gjelle sheqer vanille
1 prise krip

Per mbushjen:

400 ml qumesht
15 gr sheqer
60 gr puding vanille
250 gr buter

Per lyerjen:

100 ml ajke
100 gr qokollad

Per karamelin:

100 gr sheqer

Pergaditja:

Per brumin:

Marrim buterin dhe e perzim me sheqer. Shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve. Te bardhat i rrahim me sheqer, sheqer vanill dhe kripen dhe ia qesim te masa me buter.Miellin ia shtojme me kujdes.
Ne nje tepsi 26 cm te rrumbullaket qe ju largohet rrethi krijojme 8 peta. Masen e mbrumit e ndajme ne 8 pjese te barabarta dhe secilen pjese e qesim ne tepsi e rrafshojme mir e ne temperatur 220 Grad i pejki per 6 minuta pastaj i lem qe te ftohen dhe ia largojme letren per pjekje.
Njejt veprojme edhe me petetat e tjera ndersa peta qe duhet me e bukur e lem per tia vendosur tortes siper.

Per mbushjen:

2/3 e qumeshtit me sheqerin e vlojme dhe me qumeshtine mbetur perzim pudingun dhe e qesim te qumshti i vluar dhe e lem per 2 minuta te zihet pastaj e largojm te ftohet.
Qokolladen e shkrim me ajken dhe e lem pastaj te ftohet. Rrahim me mikser buterin dhe ne kete ene qesim qokolladen e shkrir dhe pudingun.Me kete Krem i lyejm te gjitha petat e pergaditura me heret dhe petet me te bukur e vendosim siper dhe me kremin e lyejm tere torten.

Nga sheqeri bejme karamell dhe ia qesim tortes dhe mbi karamelin me thike presim 16 copa.(Te pritet vetem ajo pjesa e karamelit). Sipas deshires mund ta beni dekorimin e tortes me copa qokollade.