Perberesit:
- 400 gr mish
- 6 kokrra te medha qepe
- 50 gr lajthi te qeruara
- 4 gjethe dafine
- pak piper te zi kokerr
- kripe
- 4 luge gjelle vaj
- pak piper te kuq
Pergatitja:
- Ne nje tenxhere skuqim pak me nje luge vaj mishin e prere ne feta ( 4 ) dhe me 2 gota uje e leme te zieje.
- Grijme qepet ne copa te medha dhe ne nje tenxhere i skuqim me vajin e mbetur derisa te zbuten pak.
- Hedhim piperin e kuq, kripen, gjethet e dafines dhe piperin e zi kokerr dhe lajthite e ndara ne mes.
- I trazojme sebashku dhe pastaj shtojme lengun e mishit nga tenxherja tjeter ku ka zjere mishi.
- E mbulojme me kapak dhe e leme te zieje ne zjarr te ngadalshem per rreth 1 ore.
- Mbasi qepa eshte tretur plotesisht dhe ka mbetur me pak leng sipas deshires mund ti hedhim pak leng limoni.
Eshte gati per tu servirur. Ju befte mire!!