Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Receta Gatimi [ Kokoshka ]

Kokoshkat jane shume te mira per tu bere kur jeni ne shtepi duke pare nje film.Megjithese ka paketa te gatshme per ti pergatitur ne mikrovale, ato mund ti beni dhe vete dhe te percaktoni vete gjalpin dhe kripen Keshtu jane me ekonomike dhe mund ti beni me sheqer.


           Perberesit:

  • 150 gr miser per kokoshka (jane te gjata)
  • Kripe
  • 1 luge gjelle gjalp
  • 1/2 luge Vaj 

            Pergatitja:

  1. Ne nje tenxhere te thelle dhe me kapak hedhim gjalpin dhe vajin (qe te mos digjen) 
  2. Mbasi tretet gjalpi hedhim edhe pak kripe dhe 1 pike uje qe ta tretim kripen.
  3. Pastaj hedhim kokoshkat qe te mbulohet gjithe siperfaqja e tenxheres.Prandaj tenxherja duhet te jete e sheshte dhe me siperfaqe te madhe.
  4. E mbulojme me kapak dhe e leme mbi sobe te nxehte duke e tundur here pas here tenxheren.
  5. Kur te degjojme kokrrat e para te kercejne e ulim pak fortesine e zjarrit 
  6. E mbajme derisa te behen te gjithe misrat jo me shume se 5 minuta.


          Ju befte mire!!