Receta Gatimi Shqiptare Falafel me humus [ VIDEO ]
Recetë për falafel me humus nga Linda.
Përbërësit:
250gr. nohut
1 qepë
2-3 qepë
1 lugë çaji coriander
Kripë/piper
2 lugë miell
Vaj misri
Humus
200gr. nohut (i zier)
1 limon
2 lugë supe tahin
3-4 thelpinj hudhër
½ çaji coriander
Kripë/piper
Përgatitja:
Së pari nohuti qëndron tërë natën në ujë, derisa të dyfishohen e më pas zihen në temperaturë të ulët diku deri tri orë.
Shumica masës së nohutit të zier bluhet me bashkë me qepën, hudhrën dhe majdanozin duke i shtuar kripë e piper të zi dhe si erëz mund të përdoret kumini. Që të formohet brumi, i shtohet edhe pak vaj ulliri dhe pasi brumi të marrë pak formë përzihet edhe një herë duke i shtuar miellin.
Masa e përgatitur vendoset në ftohës që të qëndrojë për disa minuta.
Më pas përgatitet salca me humus, duke u përzier pjesa me mbetur e humusit, një lugë të madhe tahin, coriander, tri thelpinj hudhër dhe lëng të një limoni e në fund vaj ulliri. E tëra kjo bluhet derisa të fitohet masë homogjene.
Pasi të përgatitet salca, nxirret brumi nga ftohësi dhe prej tij formohen falafelat (qoftet). Ato skuqen në vaj ose piqen në furrë, sipas preferencës.
Pasi të fërgohen, mund të servohen me sallatë të gjelbër dhe me salcë humus.
Ju bëftë mirë!