PERBERESIT
Per mbushjen
200gr cokollat pa qumesht
1/2 filxhanit bajame te grira
1/2 filxhanit krem qumeshti
1 pako krem cokollate per ti hedhur lart
Per pandispanjen
1 filxhan miell
3 veze
1/3 filxhanit sheqer.
pak banilje
Pergatitja
Per pandispanjen: Rrahim ne mikser vezet me sheqerin me 2-3 luge uje
deri sa te jene lidhur mire.Ngadalesojme rrahjen dhe hedhim vaniljen me
miellin pak e nga pak. Ne nje tepsi te ceket ne forme katrore vendosim
leter vaj dhe hedhim brumin e pandispanjes E pjekim ne furr me
temperature 190 grad per 15 minuta. Enxjerrim nga furra pandispanjen e
mbulojme me nje pecete dhe e mbledhim rrole. E leme te ftohet.
Per mbushjen
Shkrijme cokollaten dhe e perziejme me kremin e qumeshtit dhe me
bajamet e grira Hapim pandispanjen me kujdes mos te na prishet dhe
shtrojme mbushjen.E mbledhim prap ne forme rrole dhe i hedhim lart krem
cokollate.Mbahet ne frigorifer.
NJe embelsire shum e mire per te qeras miqt.