Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

TORTE ME DREDHEZA

Per masen na duhen:
4 vezë
200g miell
100g sheqer
1 sheqer vanille
½ lug e vogel pluhur pjekes

Per fillin:
1 puding vanille
100g gjalp/margarin
500g Dredhëza
pak sirup frutesh i kuq
50g bajame te prera holl si fleta

Pergaditja e masës:
Vezet me sheqerin prej vanillje i rrahim me mikser deri sa masa te shkumzoj....Miellin e perziejm se pari me pluhurin pjekes dhe nga pak ia shtojm mases duke vazhduar perzierjen por tash me rrahse dore me kujdes mos te ulet vellimi.

Furren e ngrohni paraprakisht ne 180°C.

Tepsin (28 cm) e lyejm me pak vaj. (Me se miri eshte te perdoret leter per pjekje qe mos te ngjis.)E shtojm masen e pergaditur dhe e fusim ne furr te piqet per 15 deri ne 20 min.Dredhezat i lajm dhe i presin pergjysem.