Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Torte me luleshtrydhe

Përbërësit për petën:

6 vezë
6 lugë miell
1 lugë çaji pluhur për pjekurina
Përbërësit për fillin:
1 kese puding vanile
500 ml qumësht
4 lugë sheqer
125 gr margarin
7 lugë kokos
6 lugë sheqer

Përgatitja:

Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe i rrahim veq e veq me nga 3 lugë sheqer.Pastaj i bashkojmë dhe ua shtojmë përbërësit e tjerë.
Përziejmë mirë dhe e qesim në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme. E pjekim në temperaturë 180*C rreth 15 minuta.Kur të pjeket e mbështjellim me një leckë të lagur dhe e lejmë anash që të ftohet.
Në ndërkohë përgatisim fillin:
Ziejmë pudingun me qumësht dhe sheqer si çdo puding tjetër.Pastaj i shtojmë margarinën dhe kokosin.Përziejmë mirë dhe me këtë e lyejmë rolatën.
Dhe Mund Ti Dokuroni Edhe ME Banane