Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Turshi me speca Gogozhdare

Perberesit:


  • speca gogozhdare (jane speca te kuq te rrumbullaket dhe me tul )
  • kripe tenxhere me 
  • hudhra  i 
  • uthull e bardhe vere ose acid acetik perqendruar per turshi
  • kavanoza qelqi
  • Gjethe dafine
  • Piper i zi kokerr

           Pregatitja:

  1. I lajme specat, dhe i presim ne shirita duke i hequr farat si ne figure
  2. Vendosim ne zjarr nje tenxhere me pak uje ku shtojme nje shishe 1/2litershe uthull dhe 1luge gjelle kripe.
  3. E leme te vloje.
  4. Hedhim nje pjese te specave sa te mbulohen nga lengu dhe i leme per 2 minuta ne tenxhere.Pastaj i heqim duke i kulluar nga lengu dhe i hedhim ne nje tepsi.
  5. Vazhdojme keshtu pjese-pjese derisa te gjithe specat ti kemi kaluar ne lengun me uthull e kripe.
  6. Verejme qe specat jane forcuar.
  7. I leme te ftohen per 1 ose 2 ore. Po keshtu edhe lengun.
  8. Mbasi jane ftohur plotesisht marrim kavanozin prej qelqi. Hedhim ne te 2 gjethe dafine, pak piper te zi kokerr dhe vendosim me rradhe specat ngjeshur me njeri tjetrin qe te marrin sa me shume. 
  9. Midis tyre hedhim edhe 2 thelpinj hudha te prera. Vendosim keshtu ne kavanoza gjithe sasine  e specave.
  10. Pastaj hedhim neper kavanoza edhe lengun sa te mbushen me leng. I mbyllim me kapak dhe mbas disa ditesh jane gati per tu konsumuar.
Shenim : Nqs nuk do te perdorim uthull por acid acetik te perqendruar ne tenxheren me 2 litra uje hedhim 2-3 luge gjelle acid. Luan te njejtin rol me ate te uthulles.