Perberesit:
- 1 kg Kadaif
- 250 gr gjalp
- 300 gr arra
- pak rrush te thate
- 1 pako vanilje
- 1 kg sheqer
Pergatitja:
- Ne nje tepsi te cilen e lyejme me pare me gjalp vendosim nje shtrese kadaifi.E sperkatim me 1 luge sheqer dhe vendosim arrat te cilat i thyejme ne copa te vogla dhe mbi te rrushin e thate.
- E sperkasim me gjysmen e sasise se gjalpit te cilen e kemi shkrire ne nje tigan dhe pastaj vendosim pjesen tjeter te kadaifit te cilen perseri e sperkasim me pak sheqer dhe pjesen tjeter te gjalpit te shkrire.
- E futim ne furre ne 180 grade dhe e leme per 15-20 minuta derisa te skuqet ne pjesen e siperme.
- E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet
- Pergatitja e shurupit: Ne nje tenxhere hedhim 1kg sheqer ku shtojme uje derisa te mbuloje sasine e sheqerit. (afersisht 1 liter uje) E veme ne zjarr dhe e leme te vloje.Nderkohe i hedhim dhe pakon e vaniljes.
- Shurupin e nxehte e hedhim mbi kadaifin e ftohur dhe e mbulojme qe te mos krijoje kore ne pjesen e siperme derisa kadaifi ta pije shurupin.
- E presim ne feta dhe eshte gati per tu servirur.