Perberesit: (per 24 cope)
- 3 kokrra veze
- 1 filxhan caji kos (200ml)
- 1 filxhan caji sheqer
- 1 filxhan kafe vaj
- 1 luge gjelle konjak
- 1 luge kafe sode buke
- pak lekure te grire limoni
- 1 pako vanilje
- 300 gr miell
Pregatitja:
- Rrahim vezet se bashku me sheqerin ne nje tas
- Hedhim kosin dhe vajin i perziejme se bashku
- Hedhim soden e bukes dhe vaniljen
- Hedhim lekuren e limonit dhe konjakun dhe ngadale duke e trazuar hedhim miellin derisa te krijohet nje mase homogjene
- Marrim tepsine me forma per cupcake. Vendosim format prej letre ose nqs nuk keni forma lyeni tepsine me gjalp.
- Me anen e luges hedhim masen ne forma duke i mbushur ne 3/4 e tyre.
- I pjekim ne 180 grade per 20 minuta.
- I nxjerrim nga furra dhe pasi te ftohen i sperkasim me pluhur kokosi per zbukurim.
- Zbukurimin mund ta bejme sipas deshires. Nje menyre tjeter eshte te vendosim siper tyre pana te rrahur dhe ti hedhim sheqerka me ngjyra.