Perberesit:
- 600 gr miell (Per pergatitjen e peteve)
- niseshte per hapjen e peteve
- 400 gr gjize
- 3 kokra veze
- 300 ml kos ( 1/2 gote kos)
- kripe
Pregatitja:
- Hedhim miellin ne nje tepsi, hapim nje grope ne mes , hedhim pak kripe dhe me pak uje te vakur zeme brumin.
- Punojme brumin qe te zbutet dhe e ndajme ne kulec te vegjel afersisht 20-22 cope.
- Marrim nje kulac , e vendosim tek tavolina e punes ku kemi hedhur
pak niseshte duke e shtypur me gishta hedhim dhe siper niseshte dhe me
okllai hapim peten.
- I hapim keshtu te gjitha petet dhe i pjekim mbi nje tepsi te sheshte te vendosur mbi sobe.
- Mbasi i pjekim i hapim ne nje tepsi tjeter duke i vendosur njera mbi tjetren qe petet te zbuten mire.
Per te bere mbushjen:
- Ne nje tas hedhim gjizen , vezet pak kripe dhe kosin. I perziejme mire derisa te behet nje mase uniforme.
- Marrim nje tepsi, e lyejme me vaj (ose gjalp) ,
- Shtojme peten e pare ,e sperkatim me mbushjen , hedhim dhe pak vaj siper dhe shtojme peten tjeter mbi te.
- Vazhdojme keshtu derisa te kemi vendosur te gjitha petet.
- Mbi peten e fundit nuk vendosim mbushje, sperkasim me vaj dhe pak kos
- E pjekim per 20 minuta ne 180 grade.
Shenim: Kete recete mund ta pregatisim edhe me pete te gatshme por jo pete te thata.