Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Receta per qofte shtepie

Perberesit:

  • 500gr mish  i grire
  • 2 feta buke tul
  • pak miell
  • kripe 
  • 1 koker qepe te madhe
  • rigon, trumez, piper te zi
  • 2 thelpinj hudhra
  • 2 kokra veze
  • 1 spec djeges sipas deshires
  • vaj per skuqjen e qofteve
            

          Pregatitja:

  1. Ne nje tepsi hedhim mishin e grire, e hapim nje grope ne mes ku hedhim kripen, vezet, qepen e grire holle ne mikser bashke me hudhren, rigonin, pak trumez , buken e grire ne mikser, pak spec djeges dhe piperin e zi.
  2. Te gjitha keto i perziejme mire me dore duke i punuar si brume, i ndajme ne toptha te vegjel dhe duke i shtypur pak ne mes i lyejme nga te dyja anet me miell.
  3. Ne nje tigan nxehim vajin ne nje sasi qe ti mbuloje deri ne gjysem qoftet dhe mbasi vaji te jete nxehur i hedhim ne te qoftet me rradhe qe te piqen nga te dyja anet.