Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Receta Gatimi Bakllava Turke

Perberesit:

  • 1 kg miell  
  • 7 kokrra veze
  • pak kripe
  • 500 gr arra te thermuara
  • 700 gr gjalpe
  • 600 gr niseshte
  • 1 gote kos
  • 1 gote uje
          Per shurupin:
  • 2 kg sheqer
  • 1 liter uje

      Pergatitja: 

  1. Ne nje tepsi hedhim miellin, hapim nje grope ne mes dhe hedhim vezet, pak kripe , kosin dhe me ujin e vakur e zeme brumin
  2. E mbulojme me nje peshqir dhe e leme per dy ore ne ambient te ngrohte Pastaj e ndajme ne 4 pjese dhe per secilen pjese bejme 40 topa.
  3. I hapim me niseshte 10 te vogla, i veme mbi njera-tjetren me niseshte ne mes, dhe hapim nje pete te madhe.
  4. E vendosim ne tepsine e lyer me gjalpe.Po keshtu hapim edhe 3 pete te tjera nga 10.
  5. Duke i sperkatur me gjalpin e shkrire i vendosim njera mbi tjetren .Hedhim nje shtrese arra.
  6. Pastaj hapim dyzet petet e tjera me rradhe ne te njejten menyre. Arrat mund ti vendosim ne 2 ose 3 shtresa.
  7. Siper i hedhim gjalpin e mbatur 
  8. E futim ne furre dhe e pjekim ne 150 grade per 4 ore.Ju befte mire dhe Gezuar Festat!!