Receta Gatimi Tradicionale dhe nga Bota

Sallate e Perzier me zarzavate te ndryshme

Perberesit:

  • 2 patate te mesme
  • 3 karrota
  • 200 gr bizele ose 1 kanace me bizele konserve
  • 200 gr fasule
  • 1 kavanoz me majonez
  • 2-3 kastraveca te vegjel turshi 
  • 3 luge gjelle vaj ulliri
  • pak kripe
        Pergatitja:
  1. Ziejme patatet, karrotat , fasulet dhe bizelet me vete.
  2. Ne nje tas grijme patatet ne kubike te vegjel mbasi i kemi qeruar, po keshtu edhe karrotat, hedhim dhe fasulet dhe bizelet, i perziejme.
  3. Shtojme kastravecat turshi te grire ne kubike te vegjel.Hedhim dhe 2-3 luge gjelle nga lengu i turshive.
  4. I hedhim pak kripe dhe vajin e ullirit dhe i perziejme.
  5. Shtojme gjysmen e majonezes duke i perziere te gjitha bashke.
  6. I vendosim ne nje pjatance ku do ta servirim sallaten , me bukur ne forme ovale dhe siper saj hedhim 2-3 luge majonez dhe e hapim mbi siperfaqe qe te mbuloje siperfaqen.
  7. E zbukurojme siper sipas deshires me ullinj, spec te kuq turshi dhe gjethe majdanozi.I hedhim dhe nje luge vaj ulliri siper.
         Ju befte mire!!