Perberesit :
- 700 gr miell
- pak kripe
- nje pule te fresket mundesisht fshati
- 100 gr gjalpe
- nje koker qepe
- nje spec
- 3 luge gjelle vaj
Pergatitja :
- Per te pergatitur petet zihet brumi duke hedhur miellin ne nje tepsi ku hedhim kripen dhe uje derisa te fitojme nje brume te bute e punojme mire dhe e ndajme ne kulacka te vogla reth 20 cope
- Hapim petet duke perdorur niseshte per ti hapur me kollaj
- Petet i pjekim dhe ihapim ne nje tepsi njera mbi tjetren
- Per pergatitjen e pules, e presim pulen ne pjese
- Grijme qepen dhe specin ne nje tenxhere hedhim vajin dhe i skuqim mire duke i trazuar derisa te treten
- Hedhim dhe pulen e skuqim se bashku me qepen
- Mbasi skuqen mire i hedhim uje reth 3 gota dhe e leme te zieje ngadale sa te zjehet mishi
- Heqim pulen nga zjari e leme menjane nderkohe marim nje tepsi te cilen e ngrohim pak mbi sobe
- Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe i hedhim 3,4 luge gjelle nga lengu i mishit
- Lyejme tepsine me kete leng dhe shtrojme nje pete duke e fshire pas tepsise lyhet me lengun
- Vendosim nje pete tjeter dhe e kthejme ne anen tjeter duke shtuar leng mishi
- Vazhdojme keshtu derisa te vendosen 10 pete ose me pak sipas deshires
- Petet e tjera i ndajme ne copa te vogla duke i keputur me dore dhe i hedhim mbi petet e lyera si ne fig. ne krye te faqes.
- Vendosim siper felat e pules e sperkatim me gjalpin e shkrire dhe pastaj i hedhim lengun e pules
Shenim : Eshte shume e shijshme dhe karakteristike ne zonen e Devollit, e
veshtire per tu pergatitur por ju siguroj po ta pergatisni ne tryezen
tuaj do ta perserisni me deshire.