Perberesit :
- 500 gr fasule pllaqi ( fasule koker madhe)
- Mish vici per 4 persona (400 gr)
- nje qepe
- nje spec i kuq
- Ereza : rigon, trumez, piper i zi 2 gjethe dafine
- Kripe
- Vaj ulliri
- 1 tufe majdanoz
Pergatitja :
- I lajme fasulet dhe eshte mire ti veme ne nje ene me uje per 2-3 ore pastaj i shplajme dhe i hedhim ne tenxhere dhe i veme te ziejne derisa te mos zbuten fare te jene pak te forta
- Grijme qepen holle ne nje tigan ,shtojme specin e kuq te grire hedhim vaj ulliri 4 luge gjelle dhe i skuqim
- Hedhim edhe mishin,shtojme erezat dhe kripen vazhdojme i trazojme derisa te skuqen sa mishi te mare pak ngjyre nga skuqja, e shuajme me pak vere te kuqe dhe shtojme 1/2 gote uje
- Fasulet i hedhim ne nje tave dhe mbi to hedhim masen e pergatitur ne tigan
- I futim ne furen e nxehur ne 180 grade dhe i leme derisa te skuqen mire mishi dhe fasulet.
- Edhe kur i servirim i hedhim nje luge vaj ulliri ne pjate.
Ju garantoj qe jane shume te shijshme do te shkonin shume me nje gote vere te kuqe.
Ju befte mire.